Në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet” ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve.
Si pasojë e incidentit, katër qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta.
Njoftimi i policisë:
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
I. T., 59 vjeç, banues në Përmet dhe A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 4 shtetas.