Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në aksin “Kardhiq-Delvinë”.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe për pasojë mjeti është përmbysur.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, si dhe pasagjeri në automjetit.
Ata po udhëtonin në drejtim të Sarandës.
Dy të plagosurit janë transportuar me autoambulancë në drejtim të spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.