Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë paraditen e sotme, në unazën e qytetit.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Nga plagët e marra qytetari nga Korça raportohet se ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.