Një aksident me pasojë lëndimin e 2 punonjësve të policisë dhe 1 pasagjer, ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima” në Tiranë.
Policia njofton se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motorin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll..
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motorit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., si dhe 1 pasagjer qe ndodhej te makina, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.