Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë një 35-vjeçar ka humbur jetën.
‘’Rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’’, informon policia.