Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku sipas informacioneve një makinë është përplasur me një motomjet.

Si pasojë të plagosur mbetën drejtuesit dhe pasagjeri i motoçikletës, njëri prej të cilëve me fraktura të shumta.

Ata janë dërguar me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Grupi hetimor dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.