Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.