Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Topoj.
Raportohet se një automjet ka tentuar një parakalim të pasigurt dhe ka përplasur një motomjet, që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka humbur jetën shtetasi, V. S., 64 vjeç.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i viktimës pritet te transportohet në morg për veprime të mëtejshme.