Një aksident me vdekje u regjistrua këtë të mërkurë në rrugën dytësore Plepa-Kavajë.
Një 63-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.
Prej plagëve të rënda, i moshuari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Shoferi që shkaktoi aksidentin u arratis nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa po heton për shkaqet e aksidentit.