Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish Gjykatës së vjetër në Vlorë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë njëri nga mjetet ka përfunduar brenda ambienteve të një lokali, fatmirësisht në momentin e aksidentit nuk ka aptur njerëz në trotuar.
Mësohet se është lënduar drejtuesi i njërës prej makinave, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkqeve të aksidentit.