Një aksident ka ndodhur në Kamëz, ku drejtusi i një automjeti ka përplasur një makinë tjetër dhe më pas dy këmbësore.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Njoftimi i policisê:
Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore). Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.