Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë në ”Shën Pjetër”, Fier, pasditen e kësaj të enjte.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ndodhi ne aksin rrugor Fier-Darezezë, ku një automjet është përplasur me një biçiklete të cilën e drejtonte një banor i zonës.

73-vjeçari është dërguar në spitalin e Fierit.
Gjendja shëndetësore e tij është qëndrueshme megjithatë po mbahet në mbikëqyrje mjekësore sepse ka lëndime në kokë.