Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me shtyllën elektrike.
Nga aksidenti kanë mbetur 3 persona të lënduar.
Drejtuesja dhe dy pasagjeret janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.