Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur këtë të premte në Burrel.

Mësohet se një mjet i blinduar i ‘Breçani Security’, që transporton paratë nga kompani të ndryshme, ka përplasur një të mitur që ka qenë duke kaluar në rrugë.

Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit, dhe vijon hetimet për aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.12.2023, në qytetin e Burrelit, shtetasi H.H., 46 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Fiat”, (i një shoqërie private që meret me transportimin e vlerave monetare) dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur. I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet  në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.