Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd paraditen e kësaj të hëne, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsit të fshatit Xibrakë.
Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të drejtueses së mjetit tip “Kia”, e cila po udhëtonte me shpejtësi të lartë, mund të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti.
Burime tĂ« afĂ«rta me hetimet sugjerojnĂ« se drejtuesja ka humbur kontrollin mbi timonin dhe Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin “Benz” qĂ« lĂ«vizte nĂ« sens tĂ« kundĂ«rt.
Përveç dëmeve të mëdha materiale, ka pasur bllokime të trafikut për një kohë të shkurtër.
Policia ka nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit, duke marrë në pyetje personat e përfshirë dhe duke analizuar mundësinë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.