Një aksident i rëndë, dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Spitallës, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur teksa një person ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, kur është përplasur nga një automjet që po vinte në korsinë tjetër.
Nga informacionet e para, si pasojë e përplasjes shtetasi rreth moshës 50-vjeç, ende i paidentifikuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pritet të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Kanë qenë kalimtarët, ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen dhe rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht ka dyshime se përplasja të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të automjetit, ku dyshohet se u akisdentua këmbësori.