Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.
Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në unazën e shkozetit, në rrugën që të çon te Plepat.
Mësohet se këmbësori është nga Kavaja, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Pas aksidentit, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e plota të aksidentit.