Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ditën e sotme një fëmijë 10-vjeç në Pajovë të Peqinit.

I mituri ndodhej në anë të rrugës, kur një automjet ka dalë nga rruga për të shmangur një tjetër mjet, që i preu rrugën dhe e ka marrë para, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë, ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për praninë e një shkolle.

Sipas burimeve nga terreni, mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Elbasan- Peqin, kur një mjet tjerët i ka prerë rrugën.

Duke tentuar t’i shpëtojë aksidentit, ai ka devijuar në trotuar ku ndodhej fëmija, duke e përplasur këtë të fundit në kangjellat e një biznesi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe përcaktimin e saktë të rrethanave.