Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 30-vjeçare është shënuar në aksin rrugor “Berat-Dimal”, saktësisht në Moravë.

Gruaja, me inicialet L.GJ. që ishte së bashku me fëmijën dyvjeçar nuk ka mundur të shpëtojë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.

Ndërkohë, fëmija i saj ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit me inicialet A.T. 25-vjeçar, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.