Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç. Raportohet se një person i cili po drejtonte një motor, nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit e kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë motorin e përplasur në autostradë.