Mbrëmjen e sotme një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtosë.
Drejtuesi K.O., me makinën tip “Ford” ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndalur në rrugë.
Nga përplasja makina tip “Peugeot” është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur 60-vjeçarin me iniciale B.F.
Më pas ai u dërgua në spital por rrugës kishte humbur jetën.
Ndërsa K.O., është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.