Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur në qytetin e Korçës.

Aksidenti ka ndodhur ka në afërsi të kinemasë se këtij qyteti ku një mjet tip “BMW” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Mësohet se e plagosura ka qenë ne momentin e aksidentit, duke kaluar në vijat e bardha nga njëra anë e bulevardit në anën tjetër.

Mosha e të aksidentuares mendohet të jetë rreth 60 vjeç.

Është dërguar në urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime pranë këtij spitali thane se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.