Një aksident ka ndodhur në fshatin Krutje.
Mësohet se një 71-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është dëmtuar.
Si pasojë, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
“71 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Gjithashtu, është dëmtuar 71-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.