Një automjet në Vlorë përfundoi jashtë rruge rreth orës 18:30, e për pasojë një 20-vjeçar mbeti i plagosur.

“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”,  tha policia në një njoftim për mediat.