Një tërmet është regjistruar pasditen e kësaj të shtune me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter, pikërisht në zonën e Komunës së Sinjës, Bashkia Berat. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC (Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare), lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 14:43, me një thellësi prej 5 kilometrash.





