Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tirana për t’iu bashkuar protestave të quajtura “Revolucioni i Flamingove”, të cilat janë organizuar nga grupe qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimeve të saj, ajo pritet të marrë pjesë në demonstratat e fundjavës dhe të zhvillojë takime me aktivistë dhe qytetarë të përfshirë në këtë lëvizje.
“Sapo mbërrita në Tiranë, Shqipëri. Këtë fundjavë do të jem këtu duke marrë pjesë në demonstrata dhe duke takuar njerëzit dhe aktivistët që po i japin jetë kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme popullore. Do t’ju mbaj të përditësuar”, shkruan eurodeputetja italiane.




