Nje ngjarje ne fokus te se ciles ka qene nje qytetar nga Gjirokastra, i cili shkoi me familjen ne det per t’u lare, ka ngjallur dyshime tek operativiteti dhe besueshmeria tek Policia Rrugore e Sarandes.
Qytetari ishte duke u kthyer nga Ksamili per ne Gjirokaster se bashku me pjestaret e familjes. Ne vendin e quajtur ”Kanali i Çukes”, disa punonjes policie te pa pajisur me elementet perkates, qe i duhen nje postblloku policor si psh. tabele ndaluese, kona sinjalistike dhe ne nje vend te papershtatshem me rrezikshmeri te larte, ku eshte kryqezim dhe kthese, ka ndaluar mjetin ne menyre jo korrekte me ligjin dhe pa arsye te bazuar ne ligj, duke i rrezikuar jeten pasagjerve te tjere ne mjet.
Ne momentin qe drejtuesi i mjetit i ka kerkuar arsyen e ndalimit dhe s’dinin cfare te shpjegonin, arsyeja ishin xhamat e errët.
Qytetari qetesisht i sqaroi se mjeti eshte i sapo blere, e ka kaluar fazen e verifikimit dhe kolaudimit teknik e kesisoj nuk jane evidentuar xhama te errët nga DRRSHT.
Ndonese keto jane shpjeguar me dokumente, punonjesit e policise rrugore Ardit Kulla dhe Anjeza Sali, isistuan duke marre poziten e ekspertit, se xhamat jane te erret dhe kjo pa ekspertize teknike permes instrumentit qe çertifikon nje gje te tille.
Arbitrariteti i shfaqur nga policet rrugore te mesiperm, arriti kulmin, duke vendosur gjoben prej 20.000 lekesh.
Ndonese drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Skender Hita, ka urdheruar qe postblloke te tille ne akset e frekuentuara jane te ndaluar pa arsye te forte.
Lind pyetja e thjeshte, ku e gjeten urdherin policet Kulla e Sali, qe te ngrene postbllok ne nje kohe kur frekuenca ne Sarande e Ksamil eshte e madhr nga turistet? Nese eshte tekë e tyre, i bie qe kjo dyshe t’i kaloje per shqyrtim AMP, çka Jugulajm.net sigurisht qe do t’ia percjelle te dokumentuar.





