FOTO/ Përplasen 3 makina, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur, 2 mjete shkrumbohen

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit “BMW”, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për një person rreth 40 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.

Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë në spital janë shoqëruar dhe tre te plagosur.

Share This Article