Aksident te “Kryqëzimi i Glinës”, makina përplas këmbësorin 60-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Grapsh, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Këmbësori bëhet me dije se është në gjendje të rëndë, ndërkohë që shoferi u shoqërua në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

Share This Article