Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të tjerë në lidhjen me protestën e të shtunës në Zvërnec, ku u tërhoq zvarrë një protestues.
Pas arrestimit të Gerald Bibës i cili akuzohet për dhunimin e një protestuesi në zonën e Zvërnecit, mësohet se në pranga kanë përfunduar edhe Artur Grami dhe Gazmend Vathi, që tërhoqën zvarrë me forcë, pjesëmarrësin në protestë.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me Bibën se kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim.




