Sapo eshte arrestuar Enea Kushe, krahu i djathte i kryebashkiakes se Permetiti, Alma Hoxha. Kushe mban postin e rendesishem te Shefit Juridik ne Bashkine e drejtuar nga Hoxha. Ishin forcat policore te Permetit, qe kane prangosur sot shefin juridik te Bashkise Permet, pasi mbremjen e djeshme nuk eshte gjendur ne shtepi, ku edhe iu be kontroll i imtesishem nga forcat e rendit.
Ka qene emisioni ”STOP” ne tv Klan, qe me ze e figure vertetoi rastin skandaloz te Kushes, duke i marre 1500 euro nje qytetari, vetem per nje certifikate pronesie.
I cuditshme eshte fakti, qe kryebashkiakja Alma Hoxha, nuk e shkarkoi nga detyra qe dje ne darke vartesin e saj, Shefin Juridik, Enea Kushe, pavaresisht se gjithe Shqiperia e pa me ze e figure, teksa po merrte 1500 eurot e qytetarit.




