Aksident, humb jetën 62-vjeçari, sa zbriti nga furgoni kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 62-vjeçar fatkeqësisht ka humbur jetën paraditen e kësaj së diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Bilisht pranë kryqëzimit të fshatit Tren.

Sipas informacionit paraprak, viktima, identifikuar me inicialet L. Sh., kishte zbritur nga një furgon kur është goditur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi F. P., 47 vjeç, banues në Devoll.

I dëmtuari u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e automjetit, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Dosja i është përcjellë Prokurorisë së Korçës, e cila do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article