Rreth 40 studentë të Akademia e Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e këtij institucioni.
Sipas informacioneve paraprake, menjëherë pas drekës të së mërkurës studentët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, ku disa prej tyre kanë pasur komplikacione më të rënda dhe janë dërguar për trajtim në spital.
Dyshohet se shkak është bërë ushqimi i konsumuar pasi Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu.
Pas ngjarjes, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje në zinxhirin e furnizimit apo përgatitjes së ushqimit.
Gjendja e studentëve të prekur raportohet se është nën kontroll, ndërsa hetimet vijojnë.




