Nga Tritan Shehu
Pjesemarja e Rames ne Samitin e te majtes populiste ne Barcelone, tregoi se paku instabilitetin e tij edhe ne maredheniet nderkombetare, amatorizem politik.
Apo dhe me shume, detyrimin nga Soros, me librin e Kuq ne dore, per te devijuar kursin, qe Rama po propagandonte.
Kjo te ben te pabesueshem; politikat e jashteme nuk jane si takimet me patronazhistet ku duartrokitesh, edhe kur thua “fluturon gomari”!
Samiti i Barcelones, pervecse populizmave te te majtes ekstreme, kerkoi te rrembeje dhe “flamurin” e lidershipit te Paqes, kur per Paqen, stabilitetin, kjo e majte vecse ka deshtuar apo demtuar.
E gjithe kjo “strategji” u ndertua dhe aplikua aty si “skutha”, si nje komplot tipik okult marksist, per te goditur tinzarisht ShBA e Presidentin Trump, si nje organizim anti Trump!
Duke perdorur si instrument, leitmotivin e dukshem te atij takimi, sulmin e anatemimin e Izraelit.
Veprim, qe u shoqerua edhe me elemente te lexueshem antisemitizmi.
Rama nen diktatin e Soros duke u bere pjese aktive e atij Samiti, u be dhe pjese e ketyre kolonave te Barcelones.
Diametralisht te kunderta keto me deklaratat e pozicionimet e tij te mepareshme.
Dikush duhet t’i thote Rames, se politika e jashteme ka “kujtese”….




