FOTO/ Aksident, përplaset “Toyota” me “Skoda-n”, plagoset 1 prej shoferëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në qendër të ”Fier-Sheganit”, duke shkaktuar plagosjen e një personi. Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Toyota” dhe një “Skoda”. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Toyota”, i cili është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, së bashku me efektivët e Policia Rrugore, të cilët kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur dokumentimin e aksidentit.

Autoritetet bëjnë të ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Share This Article