Forcat Operacionale të Burgjeve, (DAP) kanë zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë, ku kanë nisur kontrolle të befta në qeli.
Burime bëjnë me dije, se forcat operacionale të DAP janë nisur që në mëngjes, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.
Aktualisht po ushtrohet kontroll në të gjithë ambientet e burgut në Peqin.
Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forcat operacionale të DAP.




