Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve.
Sipas vendimit, çmimi i naftës do të jetë 207 lekë për litër, ndërsa benzina 174 lekë për litër.
Krahasuar me vendimin një dite më parë të Bordit të Transparencës, nafta është ulur me 8 lekë per litër, nga 215 në 207 lekë, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë për litër, nga 178 në 174 lekë.
Bordi thekson se këto çmime do të jenë në fuqi në orën 13:30 deri në mbledhjen e ardhshme.




