Aksident, humbin jetën 3 persona, makinat u përplasën me njera-tjetrën

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik me 3 viktima ndodhi mbrëmjen e të dielës (22 mars) në aksin rrugor “Vlorë-Kotë”, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer mbeti i plagosur.

Por më vonë si pasojë e plagëve të marrë i plagosuri ndërroi jetë, duke e rritur numrin e viktimave në tre.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

Share This Article