Aksident, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonin me motor

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj së shtune (21 mars), ku dy bashkëshortë ngelën të plagosur në unazën e qytetit të Pogradecit.

Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor. Të dëmtuarit udhëtonin në motor dhe morën plagë të ndryshme.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku automjeti me drejtues shtetasin R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh.

‘Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore’, tha policia vendore.

Me drejtuesin e automjetit, R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Share This Article