Një person rreth moshës 50-vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës në lagjen “Apollonia” në Fier.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.
Burime bëjnë me dije se aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.




