Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor ” Lezhë–Shkodër”, pranë fshatit Gocaj.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa nga burime të pakonfirmuara në vendin e ngjarjes thuhet se për pasoje kanë humbur jetën dy persona, konkretisht efektivi i policisë Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij Elona ndërsa janë plagosur një grua dhe një vajzë.
Nga dëshmitë qe vijnë nga vendi i ngjarjes thuhet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë dy personave pa shenja jete nga një prej automjeteve ndërsa një grua dhe një vajzë kanë mbetur të plagosura.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




