FOTO/ Aksident, 2 makina përplasen “kokë më kokë”, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak mnremjen e kësaj se marte pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor ”Fier–Ballsh”, pranë fshatit Plyk, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy udhëtarë kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article