Aksident “zinxhir”, përplasen 10 makina, trafik i paralizuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident zinxhir ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së premteje në aksin rrugor kombëtar “Elbasan–Tiranë”, afër tunelit të Krrabës, duke shkaktuar kaos në qarkullim.

Sipas informacioneve, rreth dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen e shumëfishtë, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëra-tjetrën si pasojë e goditjes së fortë.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Në vendngjarje po punojnë Policia Rrugore dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lëvizja në këtë segment është rënduar ndjeshëm, pasi fluksi i mjeteve në drejtim të Elbasanit është i lartë në këtë orar.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme derisa qarkullimi të stabilizohet.

Share This Article