Moti i keq, bllokohen rrugët në Golem, Dropull e Frashër

Jugulajm.net
1 Min Read

Rreshjet e 12 oreve te fundit kane shkaktuar bllokimin e aksit rrugor “Kolonjë-Golëm”, Bashkia Gjirokaster, duke lene te izoluar me dhjetera banore te Golemit.

Bllokimi ka ardhur per shkak te inerteve te rena nga lartesite dhe terrenit te paqëndrueshëm.

Ndersa qendron ende e pakalueshme ne Dropull aksi rrugor “Glinë-Nepravishtë” dhe aksi tjeter ne Frashër te Permetit, ku eshte izoluar rruga per shkak te shkarjeve te dherave në aksin “Frashër-Verçisht”, “Frashër-Miçan”.

Share This Article