LAJM I FUNDIT!!! Mbyllet Burgu i Bënçës, pasoja sociale në rritje për komunitetin

Jugulajm.net
2 Min Read
Burgut të Bënçës i vihet dryni.
Ka qene urdheri i ministrit te drejtesise Besfort Lamallari i cili detyron institucionet ne varesi te tij, qe te marrin masa te menjehershme per mbylljen e te vetmit institucion te riedukimit ne jug te vendit.
Ne shkresen e para pak diteve drejtuar Drejtorise se Burgjeve te Shqiperise, ministri Lamallari nuk jep asnje arsye per mbylljen e burgut i cili u be i famshem ne vitet ’90 nga burgosja e ish liderit socialist te asaj kohe Fatos Nano.
Per rjedhoje banorët e Bashkisë Memaliaj dhe Tepelenë, çdo ditë po e gjejnë veten më larg shërbimeve dhe institucioneve të domosdoshme.
Mbyllja e Burgut të Bënçës vjen fill pas mbylljes së Kadastrës.
Ky vendim eshte teresisht i paargumentuar, i pashoqëruar me analiza sociale dhe ekonomike dhe rëndon tek komuniteti i kesaj zone që ka vite që vuan mungesën e shërbimeve shtetërore.
Pasojat janë të rënda dhe të menjëhershme pasi do te hidhen ne rruge 100 punonjës policie dhe staf civil duke thelluar akoma me shume braktisjen e zonës.
Tani e tutje familjarët e të dënuarve do të detyrohen të udhëtojnë larg, me kosto dhe vështirësi të shtuara.
Rjedhimisht mbyllja e një tjeter institucioni sjell zinxhir pasojash perfshire largoimin e punonjësve, te familjeve, ulet numri i fëmijeve ne shkolla e kopshte, bie konsumi tek bizneset dhe rritet shpopullimi.
Share This Article