Nuk janë të pakte ata që kane shkuar ne Amerike dhe kane bere para, por ata qe kane arritur te “prekin” endrren amerikane ne kuptimin e plotë të fjalës jane te pakte.
Qe te punosh ne Amerike dhe te besh dollare, eshte gjeja me e zakonshme, por te punosh ne Amerike dhe te orjentosh dijet drejt suksesit vetjak, kjo eshte tjeter gje qe mund te perkufizohet Histori Suksesi.
Me plot goje sot mund te themi se kete Histori Suksesi, e meriton vajza gjirokastrite, Xhesika Sinojmeri, e cila sot ka hedhur hapin e pare per te qënë personi i cili do te praktikohet per te dhene drejtesi ne gjyqesorin amerikan, e ku pa, ne Shtetin e Miçiganit, nje prej shteteve me popullsi me te madhe dhe me heterogjene.
Çdo gjirokastrit do te ndihet krenar per kete vajze qe rrjedh nga nje familje me emer dhe peshe.
E reja Xhesika Sinojmeri eshte shembulli, ku dijet perputhen me traditen familjare. Ajo eshte e bija e Genci Sinojmerit dhe mbesa e Edi Sinojmerit, binomit te trashegimise nga Porta e Madhe e Sinojmereve gjirokastrite.
Jugulajm.net i uron suksese te metejshme Xhesikes!!!




