Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër…

Jugulajm.net
1 Min Read

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Artur Bashimi, mbrëmjen e djeshme në Athinë, Greqi.

Mësohet se autori mbërriti në vendin e ngjarjes me motor dhe priti që shënjestra të kalonte. Sipas mediave greke, ai ishte i gjatë mesatarisht, i veshur me rroba të errëta dhe me helmetë.

Kur Bashimi mbërriti në vend, autori iu afrua dhe e qëlloi nga një distancë e afërt, duke e lënë të vdekur. Ai tentoi të qëllonte sërish, por arma u bllokua dhe fisheku ra në tokë, duke mos e përdorur sërish. Menjëherë pas kësaj, autori u largua nga vendngjarja.

Bashimi kishte precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.

Burime policore konfirmojnë se i ndjeri ishte vëllai i Marsel Bashimit, i njohur edhe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale në Greqi dhe Shqipëri.

Share This Article