Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Bëhet e ditur se pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit në total janë raportuar tetë vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit.
Njoftimi zyrtar:
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.




