EMRAT/ Dorëhiqet drejtori i burgut, komandohet drejtori i ri

Jugulajm.net
1 Min Read

Është emëruar drejtor i komanduar i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri.

Vendimi vjen pas dorëheqjes së papritur të ditës së sotme, të drejtorit Florenc Doka, teksa arsyet që e çuan drejt dorëheqjes ende nuk dihen.

Vendimi për komandimin e Edmond Llabanit në drejtimin e burgut të Peqinit është marrë nga Ministria e Drejtësisë, teksa ai është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe administratës publike.

Llabani ka shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësdrejtor i burgut të Peqinit. Po ashtu, më herët ai ka mbajtur edhe postin e shefit të policisë brenda këtij institucioni.

Share This Article