Del nga rruga zetori, plagoset 48-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur të premten në fshatin Voskop, në Korçë.

Policia tha se shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article